Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e Austrisë. Në këtë veprimtari morën pjesë, përveç deputetëve të Parlamentit të Austrisë, edhe mjaft deputetë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, kongresmenë amerikanë dhe personalitete të jetës publike, politike e fetare.