Farmacistja Kristina Mici që i ka dhënë ndihmën e parë të miturit Martin Cani që u plagos mesditën e së hënës për vdekje nga bashkëmoshatari i tij, ka deklaruar momentet e sherrit dhe më pas edhe ndihëmën që i ka dhënë viktimës përpara se ta dërgonte në spital. Në një deklaratë për emisionin Breaking në Top News, Mici tha se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me ambulancën, e cila nuk arriti të shkonte në vendngjarje për shkak të trafikut të rënduar.