Motoristë nga vendi dhe rajoni kanë dhuruar spektakël në rrugët e qytetit të Durrësit, veçanërisht për të apasionuarit pas këtyre mjeteve. Mbrëmja e së shtunës i është dedikuar “Motofest” në shëtitoren bregdetare të qytetit ku ka nisur edhe një koncert me këngëtarë të muzikës rock, që do të vazhdojë deri në mesnatë.