Mëngjesin e të mërkurës, dhomat e specializuara të gjykatës së hagës kanë kryer një operacion kontrolli në shtëpinë e Ismail Sylës, një tjetër ish këshilltar i presidentit Hashim Thaçi. Para shtëpisë së Sylës, u vendosën disa pjesëtarë të policisë së kosovës dhe një makinë policie. Një ditë më parë, ‘Specialja’ kreu një bastisje në shtëpinë e Artan Behramit, po ashtu ish këshilltar i thaçit e madje nuk kurseu as shtëpinë e prindërve të tij. Bastisjet, sipas mediave kosovare, lidhen me proceset gjyqësore që po mbahen në hagë dhe ditët e fundit, operacione të njëjta janë kryer edhe në shtëpitë e dy ish këshilltarëve të tjerë, Blerim Shala dhe Bashkim Smakaj. Ky i fundit, përvecse këshilltar i ish presidentit Thaçi ka qenë edhe drejtor i agjencisë kosovare të inteligjencës.