Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është shprehur në Dhomat e Specializuara në Hagë se nuk kanë kohë të mjaftueshmë për përgatitjen e rastit. Avokati i Thaçit, Lluka Misetiq, u ankua se trupi gjykues ka refuzuar kërkesën prej 10 javësh që mbrojtja të përgatisë çështjen e saj, duke thënë se më 25 gusht mbrojtja duhet të nisë rastin. “Gjykata ka ulur kohën për përgatitjen e mbrojtjes nga 10 javë në 2 javë”, tha ai duke shtuar se ky afat është barrë e madhe për ekipin. Në lidhje me dëshmitarët, avokatët e Thaçit kanë njoftuar se do të thërrasin 12 dëshmitarë, ndërsa mbrojtja e Krasniqit 5. "Duam mbrojtjen e identitetit të tyre deri në dhënien e dëshmisë së tyre", tha Mbrojtja e Thaçit sa i përket dëshmitarëve.