Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë rrëzuar kërkesën e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, për modifikimin apo uljen e dënimit me tre vjet burgim. Gjykata Speciale njoftoi se kryetarja e saj, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën për t’I ulur apo modifikuar dënimin Haxhi Shalës, as pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit. Shala u dënua me tre vite burg në shkurt të këtij viti, si dhe me gjobë prej 400 eurosh, pasi kishte pranuar fajësinë për pengim të drejtësisë.