Bashkimi Demokratik për Integrim ka denoncuar spastrimin e shqiptarëve nga administrata shtetërore në Maqedoninë e Veriut. BDI thotë se qeveria e Mickoskit vijon me politikat në shkelje të Marrëveshjes së Ohrit. Sipas BDI, këto veprime përbëjnë një politikë të qartë të përjashtimit dhe dominimit monoetnik, duke minuar parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë. Partia më e madhe e shqiptarëve në Shkup thotë se radha e spastrimeve është zhvendosur në sektorin e shëndetësisë, që drejtohet nga ministri shqiptar në Qeverinë e Mickoskit, Arben Taravari.