Nevoja urgjente për mbështetjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ishte kryefjala e takimit të kryetarit të demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha me deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin. Ky i fundit u shpreh se bërthama kombëtare në Luginën e Preshevës është e rrezikuar, ndaj nevojitet mbështetija e Tiranës dhe Prishtinës.