Shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan këtë të diel në qytetin e Medvegjës me moton ‘ma kthe adresën’, si revoltë ndaj pezullimit dhe fshirjes së adresave nga ana e Serbisë. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, Nevzat Lutfiu tha se Medvegja është qyteti me numrin më të madh të qytetarëve në Serbi, të cilëve u janë fshirë adresat e banimit.