Prej një korrikut e deri në fund të vitit 2023, radhën për të mbajtur presidencën e Bashkimit Europian e ka Spanja, një nga 5 vendet e unionit, që nuk e kanë njohur ende Kosovën bashkë me Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron. Ambasadori spanjoll në Beograd, Raul Bartolome Molina deklaroi një ditë më parë se qëndrimi I Spanjës për Kosovën nuk do të ndryshojë, ndonëse Madridi zyrtar ka mbështetur negociatat e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.