Një operacion i policisë spanjolle në bashkëpunim me Europol dhe autoritetet serbe ka çuar në prangosjen e 13 personave dhe shpalljen në kërkim të 15 të tjerëve të dyshuar si pjesë e klanit serb Vraçarci. Ky klan dyshohet se që nga viti 2018 ka një aktivitet të zgjeruar në Spanjë në fushën e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine, si dhe në vrasje të anëtarëve të grupeve rivale të drogës. Në kuadër të këtij operacioni, dy persona u arrestuan në Spanjë, 10 të tjerë në Serbi dhe një person u prangos në Dubai.