SPAK ka ngritur akuzat për kontrabandë ilaçesh, shpërdorim detyre dhe korrupsion për shtatë personat nën hetim për skandalin në spitalin Onkologjik. Pak ditë pas Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mori në dorëzim dosjen e “Onkologjikut”, prokurori Elvin Gokaj i ka dërguar GJKKO kërkesën për të verifikuar kushtet për masat e sigurisë.