Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkon nga SPAK që të hetojë si lejet e dhëna, ashtu edhe burimin e të ardhurave për ndërtimin e kullave dhe resorteve në Shqipëri. Bardhi ka rikthyer fjalën e mbajtur në një nga mbledhjet e komisionit parlamentar të ligjeve, ku ngre dyshimet se në tregun e ndërtimeve po pastrohen masivisht paratë e krimit të organizuar.