SPAK-u ka marrë këtë të hënë vendimin për pushimin e çështjes ndaj Dvoranit, pas akuzave të ngritura nga Presidenti Meta. Kjo strukturë i është drejtuar Gjykatës së Posaçme. Seanca do të zhvillohet ditën e martë ku gjyqtar është Erjon Çela. Ardjan Dvorani është gjyqtar i Gjykatës së Apelit Administrativ të Tiranës. Sipas Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, çështja pushohet për faktin se nuk ka vepër penale.