Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja ndodhet në Uashington për një vizitë në Departamentin e Drejtësisë, zyrtarisht për t’i njohur me punën e strukturës që drejton. Në këtë vizitë, Kraja shoqërohet nga drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj dhe nga Prokurori I Posaçëm, Vladimir Mara. Mara, pjesë e grupit të prokurorëve të angazhuar në luftën kundër korrupsionit, ka në dorë disa dosje të nxehta.