Byroja Kombëtare e Hetimit ka marrë për gati pesë orë në pyetje Fatime Kryemadhin, nënën e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. E moshuara ka hyrë në SPAK rreth orës 10:00 dhe ka dalë prej andej pak pa shkuar ora 15:00. Në dalje, e ëma e Kryemadhit foli shkurt para gazetarëve duke thënë se u pyet për pasurinë. As ajo dhe as avokatët e saj nuk dhanë më shumë detaje.