Diplomati amerikan, David Wisner mbërriti në ambjentet e SPAK ku së bashku me përfaqësues të tjerë të ambasadës amerikane në Tiranë zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me kryeprokurorin Altin Dumani. Detajet e takimit u bënë me dije nga selia diplomatike amerikane në Tiranë e cila në rrjetet sociale nënvizon faktin se i dërguari i SHBA-ve David Ëisner shpehu vlerësim maksimal për punën e prokurorëve të posaçëm.