Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal lidhur me ndërhyrjen e paligjshme në sistemin TIMS, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2023. Kallëzimi për atë që njihet si “Skandali i TIMS” është bërë nga një shtetas me iniciale F.D në 9 prill të këtij viti, teksa ky i fundit në 13 qershor kërkoi zyrtarisht informacion pranë strukturës së posaçme lidhur me veprimet hetimore që po kryen organi i akuzës.