E papjekur dhe e pakonsoliduar. Kështu shihet drejtësia shqiptar nga sytë e kryeministrit Edi Rama, i cili nuk i kurseu kritikat për kontrollet, hetimet dhe masat e sigurisë që sipas tij tejkalojnë kufijtë e pushtetit gjyqësor. “Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale në territorin e pushteteve të tjera, pezullimi i ministrit nga një prokuror dhe gjykatës me një vendim të një seancë paraprake pa gjyq, i pa ndodhur në historinë e botës. Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtuese në territorin e pushtetit legjislativ, përpjekja e një shoqate përfaqësuesish të gjyqësorit për të rritur pagat e veta me gjyq. Që kur në historinë e republikave me tre pushtete, pushteti gjyqësor llogarit paga dhe përcakton politikat e pagave apo të taksave të një vendi? Çfarë është rasti më i fundit, përveçse ndërhyrje në territorin e pushtetit legjislativ, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për se si parlamenti ka vendosur të ndajë Komisionet Parlamentare – “hapu dhe”, i thonë kësaj.”