Gjykata Kushtetuese mbajti këtë të mërkurë një seancë publike për çështjen e sekuestrimit të pajisjeve elektronike të gazetarit Elton Qyno nga SPAK. Seanca nisi me kërkesën e avokatit të Qynos për ndryshim të objektit të kërkesës, ku përveç kthimit të telefonit të tij, gazetari kërkonte edhe asgjësimin e materialeve që prokuroria e posaçme mund të ketë aksesuar prej pajisjes.