Gjykata Kushtetuese do të vendosë më 10 prill mbi çështjen e sekuestrimit të pajisjeve elektronike të gazetarëve. Çështja është çuar në këtë gjykatë nga gazetari Elton Qyno, që në seancën e 19 marsit depozitoi ndryshimin e objektit të kërkesës, ku veç kthimit të pajisjeve elektronike kërkon edhe asgjësimin e materialeve që prokuroria e posaçme mund të ketë aksesuar prej tyre.