Dosjet e Departamentit të Thesarit fshehin prova implikuese për ish deputetin e Elbasanit, Aqif Rakipi dhe pronarin e mediave, Ylli Ndroqi, të sanksionuar tashmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përputhje të plotë me urdhrin ekzekutiv të presidentit Joe Biden. Një ditë më parë ky departament argumentoi qartë minimin e demokracisë gjatë procesit zgjedhor, pas blerjes së votave në këmbim të parave, dhuratave apo premtimeve për vende pune. Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën fort emërimet që u bënë në administratë, pa plotësuar asnjë kriter, me kushtin e vetëm të votave apo ndereve në favor të Aqif Rakipit.