Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion u zhvillua këtë të enjte seanca e radhës kundër ish-presidentit të vendit Ilir Meta. Gjyqi zgjati për më shumë se tre orë, ndërsa Prokuroria e Posaçme relatoi provat e mbledhura nga hetimet që ka kryer përpara togave të zeza. Prokurori Sotir Kllapi paraqiti 214 faqe përpara gjyqtares Irena Gjoka, ku nga ana e avokatëve mbrojtës u kërkua që të lexohej ccdo fletë gjatë gjyqit. Por nga 2014 faqe vetëm 41 prej tyre u relatuan nga ana e organit të akuzës, pasi procesi u ndërpre për të rinisur në datë 29 janar në orën 10.00, ku SPAK do vijojë me fletët e mbetura. Më pas, do jetë radha e të akuzuarve për të bërë mbrojtjen e tyre.