Prokuroria e Posaçme mbush pesë vite nga themelimi i saj në muajin dhjetor. Bilanci i punës pesëvjeçares të saj publikohet në muajt e parë të vitit të ardhshëm, megjithatë një shifër paraprake, të paktën sa u takon aseteve të konfiskuara e bëri publike kreu i SPAK, Altin Dumani, duke folur në Forumin Rajonal për Politikat e Mirëqeverisjes.