Këtë të premte është nënshkruar marrëveshja tripalëshe me objekt: “Dhënia e të drejtës së qasjes në sistemin elektronik “SIENA - Aplikim i Sigurt i Rrjetit të Shkëmbimit të Informacionit” , “EUROPOL” midis SPAK, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Kjo gjë erdhi pas marrëveshjes së lidhur mes EUROPOL dhe Republikës së Shqipërisë me qëllim luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.