Prokurioria e posacme në bashkëpunim me Interpol Belgjikë, ka nisur proeduarat e ekstradimit për Leondard Dukën, i cili u arrestua pak ditë më parë në një banesë private ne Bëlgikë. Duka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nën dyshimin se ishte kreu i grupit ktiminal që urdhëroi dhe ekzektuoi ish efektivbin e policisë Santigao Malko, në 27 gusht të vitit 2019 në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Ndaj Dukës, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.