Jurgis Çyrbja merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK. 30 minuta kohë iu desh prokurorit Dritan Prençi t’i komunikonte akuzën “shpërdorim detyre” Jurgis Çyrbjas, i cili dorëzoi mandatin e deputetit një ditë pasi u thirr në SPAK. I shoqëruar nga avokatja, Cyrbja hyri dhe doli i buzëqeshur nga SPAK, ndërsa ishte i rezervuar në dhënien e detaje për thirrjen e tij mëngjesin e kësaj të premte në organin e akuzës. Komunikimi i akuzës vjen 72 orë pas thirrjes së tij në SPAK, aty ku ai qëndroi 5 orë përballë prokurorit të çështjes dhe oficerit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku dha sqarime mbi praktikat e kryera në kohën kur ka qenë në krye të Kadastrës së Durrësit.