Prokuroria e Posacme antikorrupsion ka marrë në ngarkim dosjen hetimore të Fredi Blerit, i cili u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve lokale, nën akuzën e blerjes së votave. Materialet e mbledhura lidhur me Belerin, të afishuara në një dosje, iu kalun organit të akuzës, i cili do marrë në shqyrtim të gjitha provat, e më pas do dalë në një masë sigurie. Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme dhe ambasadorja greke në Shqipëri pritet të takohen këtë të mërkurë me Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshin, të cilët prej 5 ditësh ndodhen në qelinë e burgut.