Altin Dumani i la stafetën e drejtimit të SPAK kolegut të tij Klodjan Braho. Ceremonia e dorëzimit të detyrës u zhvillua shkurtimisht në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Tashmë ish kreu i SPAK tha në mesazhin e tij se drejtimi i strukturës ka qenë një privilegj i madh për të, por edhe një detyrë sfiduese.