Prokuroria e Posaçme bëhet, të paktën përkohësisht me 18 prokurorë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka komanduar në këtë strukturë prokurin e Prokurorisë së Përgjithshme, Olsi Dado. Emërimi është bërë pas kërkesës së kreut të SPAK, Altin Dumani për të shtuar numrin e prokurorëve të posaçëm për shkak të volumit të madh të punës së SPAK. Dado ka mbajtur deri më tani detyrën e kreut të marrëdhënieve me jashtë dhe ekstradimeve në Prokurorinë e Përgjithshme dhe është njohës i mirë i procedurave dhe praktikave ligjore të ekstradimit të personave të kërkuar.