Pas përfundimit të hetimeve, SPAK dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe ish-zyrtarët e tjerë të bashkisë, për abuzime me tenderat. Sipas SPAK, Alla ka shfrytëzuar postin e tij si kryebashkiak dhe ka favorizuar një kompani për të fituar tenderin me vlerë 322 milionë lekë, për ndërtimin e ujësjellësit në Bulqizë, në kundërshtim me Ligjin Per Prokurimet Publike dhe aktet nënligjore. Nga hetimet e SPAK-ut, është provuar se punimet për ujësjellësin janë kryer nga një kompani tjetër, që ka lidhje shoqërore me Allën.