Prej një muaji Prokuroria e posacme antikorrupsion ka marrë nën ngarkim dosjen e sekuestrimit të 430 kilogramëve kokainë në Frakull të Fierit. Teksa hetimet nga ana e grupit të hetimit kanë vijuar pa ndaluar, SPAK përmes një letër porosie, ka kërkuar informacion nga autoritetet kolumbiane për sasinë e madhe të kokainës, e cila u kap në Fier, operacion i cili coi në arretimin e 15 personave. Prokurorët e posacëm kanë kërkuar informacion lidhur me personat që blenë sasinë e kokainës, më në detaj, informacion për shtetas kolumbian Zamir Rodriguez, që dyshohet se do të kryente ndarjen e kokainës nga plehu kimik në një banesë në Frakull të Fierit.