Data 16 tetor është afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve për prokuror në strukturën e posacme antikorrupsion. Rreth dy javë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi garën për tre vende vakante në SPAK, e teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e garës, asnjë prokuror nuk ka aplikuar për vakancat. Prokuroria e Posacme antikrropsion shpesh herë ka ngritur kërkesë për plotësimin e ekipit hetues, duke qenë se aktualisht në këtë strukturë janë 17 prokurorë të komanduar dhe një i emëruar. Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas kërkesës së SPAK, ndonëse me vonesë, hapi garën për tre vakancat duke rënidur edhe kushtet për kandidatët.