Alqi Bllako u deklarua i pafajshëm në seancën e kësaj të premte në gjykatën e posaçme, ku u dëgjua mbrojtja në lidhje me hetimet e nisura për inceneratorin e Tiranës. Bllako tha se si Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit s’kam pasur asnjë rol për dhënien e koncesionit. Bllako akuzohet nga Spak per korruspion pasiv ne 2 raste, nje pagese prej 120 mije eurosh nga kompania e Klodian Zotos per fabriken e birres se babait te ish-deputetit te PS dhe punesimi po nga biznesmeni Klodian Zoto si keshilltar i jashtem i Vladimir Bezhanit me ndikim te Bllakos Mbrojta e Alqi Bllakos thekson se projektideja për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës është dhënë nga Bashkia e Tiranës dhe se ai ka bërë thjesht siglime të shkresave, të cilat i ka pasur për detyrë për shkak të funksionit të tij.