19 vite burg kërkon Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit, në pretencëne e shpallur ndaj Talo Çelës, I cili akuzohet për grabitjen e 4.5 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, ngjarje kjo e shënuar në prill të 2019-ës. Menjëherë pas këtij hapi, avokati i Talo Çelës kërkoi kohë të njihej me materialin e SPAK.