Apeli i Posaccëm rrëzoi ankimin e bërë nga deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, e cila kërkoi heqjen e sekuestros së telefonit të saj, mjet ky i sekuestruar në kuadër të hetimeve që SPAK po kryen për lobimin e LSI në SHBA. Kërkesa për heqjen e sekuestimit të telefonit, u bë në dhjetor nga Kryemadhi dhe u rrëzua më datë 7 të atij muaji nga gjykata e posaccme antikorrupsion. Për këtë arsye Monika bëri ankimin, gjë e cila u rrëzua këtë të enjte nga gjyqtarja e Apelit Igerta Hysi.