Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është thirrur si person nën hetim për herë të tretë këtë te martë në Prokurorinë e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit të organizuar, i dyshuar për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “favorizim i kompanive në tendera”. Myzyri u paraqit në SPAK me mbrojtësin ligjor Ermir Beta, ku ka dhënë deklarime për mbi tre orë para prokurorëve. Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme nuk ka pranuar të flase për mediat. Nga informacionet bëhet me dije se Jonaid Myzyrit i është sekuestrur edhe aparati celular për llogari të hetimit që ka nisur ndaj tij.