Dëshmitë e dy të penduarve të drejtësisë janë një thesar për organet e hetimit. Bazuar në të gjitha deklarimet e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, prokuroria speciale, ka intensifikuar veprimet e saj. Arrestimi i Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj rreth dy muaj më parë dhe pendesa e tyre për krimet e bëra, ka çuar në zbërthimin e dhjetëra ngjarjeve kriminale të kryera në vendin tonë të paktën në dekladën e fundit. Duke nisur nga ekzekutimet për pazaret e drogës, pengmarrjet, dhuna fizike e të tjera.