Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzon SPAK se ka fshehur provat që përfshijnë Arben Ahmetajn në dosjen e inceneratorëve. Fakti që, dokumentet e publikuara në kuadër të luftës brenda llojit të grupit të strukturuar kriminal, kanë qenë në dosjet e prokurorëve dhe nuk janë marrë parasysh, janë një provë flagrante se SPAK-u, nuk është gjë tjetër veçse skapi i partisë, i kontrolluar në minutë, çdo ditë nga Edi Rama. Kreu i PD e konsideron ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj dhe kryeministrin Edi Rama, si peshqit e mëdhenj. Berisha ka treguar edhe skemën, që sipas tij është përdorur.