Partia Bashkimi Demokratik për Integrim në Shkup ka krijuar Sekretariatim për Parandalim dhe Anti-Korrupsion, me synim luftën ndaj të korruptuarve. Sipas kësaj force politike, ky sekretariat është krijuar si përgjigje ndaj nevojës urgjente për kontroll, transparencë dhe përgjegjësi publike në funksionimin e institucioneve lokale në Çair. Në njoftimin zyrtar sqarohet se SPAK do të monitorojë çdo hallkë, që nga ndërtimet pa leje e deri tek tenderat korruptivë, si një tentativë për të garantuar ligjshmëri dhe barazi. Pjesë e rëndësishme e kësaj strukture, sipas themeluesve, do të jetë edhe denoncimi publik, duke ftuar qytetarët të raportojnë çdo tentativë korrupsioni përmes një platforme online dhe linje të hapur, me garanci të plotë për mbrojtjen e identitetit. BDI është partia më përfaqësinë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.