Seanca për dosjen ‘Metamorfoza’ është shtyrë për në datën 16 qershor, ora 15:00. Në këtë seancë pritej që të lexohej pretenca e SPAK, për pjesën e ndarë të veprave të lehta penale. Shkak për shtyrjen e pretencës, mësohet se u bë mungesa e avokatit të Edmond Prekës, i cili prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka.