Pas vendimit të GJKKO për të hequr masën e arrestit të shtëpisë ndaj kreut të PD, Sali Berishës, SPAK ka njoftuar se pasi të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit.