Top News- SPAK çon për gjykim 37 persona/ Pjesë e dy grupeve kriminale të trafikut të emigrantëve
05/06/2025 13:53

SPAK ka dërguar për gjykim 37 të pandehur, të dyshuar si pjesëtarë të dy grupeve të strukturuara kriminale. Të pandehurit akuzohen për një sërë veprash penale, përfshirë ndihmën për kalim të paligjshëm të kufijve, falsifikimin e dokumenteve të identitetit dhe udhëtimit, prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve të falsifikuara, kultivimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, si dhe shpërdorim detyre. Në mesin e veprave të rënda për të cilat do të përgjigjen para gjykatës janë edhe krijimi dhe pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal. Hetimi i zhvilluar gjatë viteve 2022–2024 dokumenton aktivitetin e dy grupeve kriminale që kanë ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufijve tokësorë, detarë dhe ajrorë, kryesisht të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA dhe Kanadasë. Këto grupe siguruan dokumente të falsifikuara të vendeve të BE-së, organizuan udhëtime përmes agjencive turistike “Domi Travel” dhe “Boris Travel”, si dhe udhëzuan qytetarët për intervistat e vizave në mënyrë që të paraqiteshin si të besueshëm. Gjatë kontrolleve është zbuluar një ambient në Tiranë, i përshtatur për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, ku janë sekuestruar 37 vula të ndryshme institucionale, dokumente të ndryshme false, pajisje teknologjike, shuma të konsiderueshme parash dhe monedha virtuale. Ky hetim është mbështetur nga një bashkëpunim i gjerë ndërkombëtar, përfshirë autoritetet gjyqësore të Spanjës, agjencitë amerikane të sigurisë, si dhe agjencitë ligjzbatuese të disa vendeve të tjera.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23