Prokuroria e Posaccme ka dërguar në laborator kasetën e regjistrimit të 21 janarit, material që u depozitua në organin e akuzës nga gazetari Artan Hoxha pak javë më parë. Kaseta përmban komunikimet e gardës gjatë protestës së 21 janarit të vitit 2011, ku humbën jetën 4 protestues.