SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin, i cili akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në kohën kur mbante detyrën si administrator i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare. Krahas tij, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkon edhe gjykimin e tre anëtarëve të njësisë së prokurimit: Jonid Kazanin, Edlira Mitrushin e Yllka Nishkun si dhe gjykimin e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, Rudin Gjonin, Premtim Dautin dhe Adela Rukon, e cila është bashkëshortja e Evis Berberit, ish kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili po ashtu është hetuar nga prokurorët e posaçëm.