Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i vendosur për të mos u paraqitur në gjykatë, me pretendimin se nuk pranon të shkelë kushtetutën ashtu siç sipas tij ka bërë SPAK me vendimin e marrë ndaj tij pa kërkuar autorizim në Kuvend. Në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se nëse vjen në Kuvend kërkesa për autorizim, do ta votonte edhe ai vetë.