Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Ramazan Rrajën dhe katër bashkëpunëtorëve të tij të akuzuar si autorë të atentatit të dështuar ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Rraja, së bashku me Bashkim Haxhian, Gent Ndërjakun, Endrit Sinanin dhe Julian Pjetrin akuzohen për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e ish-Prokurorit Arjan ndoja dhe të Aleksandër Lahos, njohur edhe si Rrumi i Sukthit.