Pas akuzave të Sali Berishës ndaj deputetit socialist, Pandeli Majko, SPAK ka kryer verifikime dhe ka dalë në një njoftim publik ku hedh poshtë pretendimet e kryetarit të Partisë Demokratike. “Pas verifikimeve të kryera në Regjistrin e Kallëzimeve Penale dhe Regjistrin e Protokollit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të shtetasit Pandeli Majko” – thuhet në njoftim. Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të zhvendosur Pandeli Majkon nga drejtues politik qarku në Kukës drejt kryeqytetit, Berisha e akuzoi Majkon si kriminel elektoral duke hedhur në publik haludime se ajo çfarë deklaronte ishte regjistruar nga SHISH me një regjistrues tavoline me vendim gjykate.