Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është nisur të mërkurën drejt Strasburgut, për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Vendimi do të nënshkruhet në selinë e Parlamentit Evropian, derisa ceremonia do të drejtohet nga shefja e këtij institucioni, Roberta Metsola. Pjesëmarrës në ceremoni do të jetë edhe një përfaqësues i Suedisë, vend që kryeson Bashkimin Evropian në këtë periudhë.