Ashtu sic e përcakton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjenerali që një ditë më parë u zgjodh nga partia Socialiste si pasues i mundshëm i Ilir Metës, depozitoi pranë ministrit të mbrojtjes, dorëheqjen si shef i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura. Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ftoi presidentin Ilir Meta të mos bëhet pengesë në procedurë dhe të firmosë lirimin e tij nga detyra.